Lajme
Peja u kërkon qytetarëve që ta kufizojnë nesër maksimalisht qarkullimin me vetura
Demokracia
19:32 | 26 Qershor 2023

Share:

Komuna e Pejës, konkretisht Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime, ka njoftuar se nesër do të pastroj rrugët e qytetit, nga mbetjet prej vërshimeve.

Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët të shmangin maksimalisht rrugët e qytetit, me qëllim punimet aty, si dhe mosdëmtimit të automjeteve.

“Me qëllimt të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat: Istog, Deçan dhe Gjakovë. Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës. Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve, dhe mos krijimit të tollovive në trafik, edhe një herë kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderur qytetar të Komunës së Pejës, kërkojmë nga ju që nesër datë 27.06.2023, maksimalisht ti kufizoni lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës.

Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kan mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri.

Me qëllimt të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat: Istog, Deçan dhe Gjakovë. Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës.

Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve, dhe mos krijimit të tollovive në trafik, edhe një herë kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet.

Sinqerisht – DPKSHP

Të ngjashme