Lajme
Peci thotë se në një version që e ka parë të planit franko-gjerman përmendet Kisha Ortodokse Serbe
Demokracia
12:20 | 18 Nëntor 2022

Share:

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se ka parë disa versione të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.Ai në diskutimin e mbi temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi: Cila është rruga përpara?”, organizuar nga KDI-ja, shtoi se në pikat e njërit version që ka parë, është Kisha Ortodokse Serbe, mirëpo tha se nuk ka ende asnjë version përfundimtar.

“Kam parë disa versione të këtij plani (franko-gjerman), nuk jam i sigurt cili është i vërteti.

Në esencë sillet modeli i dy Gjermanive për fazën e parë dhe pastaj ka të bëjë me njohjen përfundimtare që do ta nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve, dhe pa pasur marrëdhënie diplomatike”, tha Peci, raporton Ekonomia Online.

“Janë edhe dy elemente të tjera, në njërin prej versioneve që kam parë, një çështje e cila është vënë aty të diskutohet, s’jam i sigurt nëse ky është versioni derisa del ai zyrtar, njëra nga pikat do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat janë zbatuar deri tani, mirëpo mos e merrni fjalën time si përfundimtare, pa dalë edhe versioni përfundimtar, por në njërin nga versionet që kam parë e ka këtë element”.

Të ngjashme