Lajme
Peci: Osmani dhe Kurti është dashur të kërkojnë emisar të Joe Bidenit për dialogun
Demokracia
12:20 | 29 Korrik 2022

Share:

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Lulzim Peci, në një bisedë për Gazetën Express ka komentuar udhëtimin e presidentes dhe kryeministrit në Washington ku janë takuar me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken.

Ai ka thënë se Osmani dhe Kurti është dashur që të kërkojnë një emisar special të peridentit Joe Biden për dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë që të krijohen parakushtet për një përfundim të suksesshëm të dialogut.

“Mendoj se Osmani dhe Kurti është dashur që të kërkojnë një të deleguar të posaçëm të Presidentit të SHBA-së për dialogun me Serbinë, për të krijuar parakushtet për përfundim të suksesshëm të dialogut dhe për të arritur njohjen nga katër vendet e NATO-s, gjegjësisht pesë vendet e BE-së. Mendoj se pa angazhimin amerikan në këtë nivel, vështirë se do të arrihet marrëveshja me Serbinë brenda një kohe optimale”, ka thënë Peci për Gazetën Express.

Të ngjashme