Lajme
Peci: Nuk është befasi ajo që ndodhi, VV e ka instaluar dhunën
Demokracia
15:34 | 13 Korrik 2023

Share:

Ish-diplomati Lulzim Peci, tani pjesë e shoqërisë civile, thotë se ajo që ndodhi sot në Kuvend, pra dhuna mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së nuk është befasi.

Peci thotë se dhuna si veprim politik është instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ajo do të vazhdojë, sipas tij, derisa kjo parti të kërkojë falje.

Postimi i plotë:

Cfare ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves, aq sa nuk eshte mire, po aq nuk eshte befasi!

Kthejeni “filmin” prapa dhe e kuptojme se pse jemi ketu ku jemi!

Dhuna ne Kuvend eshte instaluar si veprim politik nga VV, dhe ajo do te mbetet aty derisa te mos kerkojne falje per ate qe kane be ne te kaluaren.

Secila parti, sikurse edhe cdo njeri duhet te ballafaqohet me gabimet e veta. Nese nuk ballafaqohet, gabimet perseriten, apo ju hapin rruge edhe te tjereve ta bejne te njejten gje!

Perndryshe, vetem vazhdoni si ia keni mesy, rruga e mbare ju qofte, por kujdesuni qe te tjeret mos t’i merrni me vete!

Të ngjashme