Sport
Peci i 89-shit dënohet nga FFK-ja për ndërhyrjen e pakontrolluar në Islamin e Gjilanit të cilit i shkaktoi lëndim të rëndë
Demokracia
16:38 | 26 Tetor 2022

Share:

Futbollisti i Trepçës ’89, Lulzim Peci është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të ndërhyrjen e ashpër në Përparim Islamin e Gjilanit në kuadër të xhiros së 13-të kampionale.

Peci u përjashtua me karton të kuq direkt në atë takim për shkak të asaj ndërhyrje e cila i shkaktoi dëmtim të rëndë Islamit, i cili u dërgua me urgjencë në spital, shkruan Demokracia.com.

“Lojtari i KF ”Trepça 89 ” , Lulzim Peci nr ID 005221M02. Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89 –Gjilani , shkakton ndërhyrje e pakontrrolluar duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani . Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tri (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në uebfaqen e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme