Lajme
PDK zgjedh kryetarin e të rinjve dega në Prishtinë
Demokracia
18:34 | 15 Janar 2023

Share:

Trim Syla do të jetë kryetar i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i cili tha se partia që ai drejton është për t’i dhënë zë rinisë.

Njoftimi i plotë:

Kuvend zgjedhor madhështor i të rinjve të PDK-së në Prishtinë.

Prezenca e tyre e madhe dëshmoi se platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë rinisë zë, hapësirë dhe përgjegjësi në vendmmarrje ka nxitur vullnetin dhe aktivizimin e tyre.

Në një garë fer dhe demokratike, delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet zgjodhën Kryetar në këtë mandat, aktivistin shumëvjeçar, Trim Sylën.

PDK do të vazhdojë të jetë adresa kryesore politike në vend e cila do t’i ofrojë gjithmonë rinisë rolin kryesor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

Urime Trim, të priftë e mbara!

#TiKiZa

Të ngjashme