Lajme
PDK s’e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
Demokracia
10:18 | 03 Shkurt 2024

Share:

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar krizën e koalicionit qeverisës në Komunë të Prishtinës.

Ai i ka dalë krah ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili është shkarkuar dje nga kryetari Përparim Rama.

Në profilin e tij në “Facebok”, Mushkolaj ka shkruar se arsyet e kryetarit të kryeqyteti për shkarkimin Musliut nuk qëndrojnë.

Sipas tij, shkarkimi ka ndodhur për faktin që PDK-së nuk e ka përkrahur në skandalin e shkëmbimit të pronave.

Gjendja me bërllog n’Prishtinë është e njëjtë, skandaloze, që kur Perparimi është zgjedhë kryetar. Pse ai nuk e shkarkoi drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, qe dy vjet, por bash tash kur PDK nuk e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave? Përndryshe Ilirikun nuk e njoh personalisht, por m’u ka dokë i përkushtum në punë”, ka shkruar Mushkolaj.

Të ngjashme