Lajme
PDK dhe LDK kërkojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj
Demokracia
10:46 | 28 Prill 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit kanë kërkuar shkarkimin e Martin Berishajt nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, para deputetëve tha se Kosova nuk guxon të rrezikojë partneritetin me një shtet mik si Kroacia.

“Në kohën kur Kosova e ka një mundësi reale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova është përfshirë në një aferë me përmasa shumë të mëdha. Ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës as prokurorë. Z Berishaj pas këtij skandali nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”.

Mes tjerash, deputetja opozitare tha se mos shkarkimi i Berishajt paraqet standard të dyfishtë.

“Janë shkarkuar diplomatë vetëm se kanë shprehur qëndrimet e tyre në rrjete sociale. PDK insiston që Berishaj sa më parë të shkarkohet nga detyra e tij”, u shpreh ajo.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të raportojnë tek organet e rendit dhe ligjit.

“Sot ambasadori i Kosovës është epiqendra e një skandali meditik e politik në slloveni. I njëjti ka qenë njeri i afër i Lëvizjes Vetëvendosje. Kush është i fajshëm dhe i pafajshëm duhet të vendosin organet e drejtësisë”, deklaroi Mustafa.

Të ngjashme