Lajme
PDK dënon dhunën në veri nga grupet e dirigjuara nga Serbia – kërkon nga qeveria koordinim me partnerët ndërkombëtarë
Demokracia
18:17 | 26 Maj 2023

Share:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirigjuara nga Serbia.

Partia më e madhe opozitare ka bërë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën zyrtare të PDK-së.

Të ngjashme