Lajme
PDK aktive në Zvicër: Lushtaku, Grabovci e Musliu prezentë në takimin me strukturat e Baselit
Demokracia
17:31 | 29 Janar 2024

Share:

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka mbajtur një takim me strukturat e saj në Basel të Zvicrës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e PDK-së nga qendra, si Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe deputetja Ganimete Musliu.

Kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka thënë se dega që ai e udhëheq po konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Xhaka ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i bashkohen këtij subjekti, sepse thotë se është adresa më e duhur.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se mërgata po e vlerëson lart kontributin e Partisë Demokratike në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe kontributin e themeluesve të saj për çlirim dhe pavarësi.

Të ngjashme