Lajme
Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, vazhdon kërcënimi i policëve serbë
Demokracia
11:41 | 27 Korrik 2023

Share:

Edhe pse ka pasur shumë reagime, kërcënimet ndaj policëve serbë që kanë nisur punën në veri po vazhdojnë.

Ishte sërish kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram që publikoi identitetin e pesë policëve të tjerë serbë të PK-së.

Madje, këtë herë ata kanë thënë se kjo është një kundërpërgjigje ndaj këtyre reagimeve.

“Pasi të gjithë ambasadorët perëndimorë, përfshirë edhe kreun e EULEX-it, kanë reaguar ndaj publikimit të emrave të 5 serbëve që kanë filluar të punojnë në të ashtuquajturën Polici të Kosovës, duke e cilësuar si ‘kërcënim’ që është absurd total dhe asnjëri prej tyre nuk reagon, kur sulmohen, arrestohen, rrëmbehen serbë në Kosovë e Metohi, po shpallim edhe 5 emrat”, thuhet në shkrim.

Personat, identiteti i të cilëve u publikua nga rrjetet sociale serbe këtë radhë kanë inicialet si në vijim: P. R., M. T., J. P., T. G., dhe U. V. /KosovaPress

Të ngjashme