Lajme
Pavarësisht ankesave të Dodikut, Xhaferoviq do të flasë në Këshillin e Sigurimit në OKB
Demokracia
22:43 | 10 Maj 2022

Share:

Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nga 10 deri më 12 maj, raporton Oslobodenje.

Të mërkurën, Xhaferoviq do t’i drejtohet Bosnje dhe Hercegovinës në një sesion të rregullt gjashtëmujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në BeH, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt, do të paraqesë një raport gjysmëvjetor.

“Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Xhaferoviq do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Abdullah Shahid, si dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, njoftoi presidenca e BeH-së.

Sipas njoftimit, Xhaferoviq do të qëndrojë për dy ditë, ndërsa kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, do të qëndrojë deri më 20 maj.

Ndërkaq duke folur për seancën e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, anëtari i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, theksoi se “kjo sjellje e Xhaferoviqit është antikushtetuese”.

“Ne kemi dorëzuar raportin tonë, por Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së refuzon dhe nuk i shpërndan raportet tona”, u ankua Dodik para gazetarëve. /Albanianpost.com

Të ngjashme
Lajme • 03 Maj 2024