Lajme
“Pavarësia ka me mbetë veç andërr”, LVV përkujton demonstratën e 10 shkurtit
Demokracia
08:22 | 10 Shkurt 2024

Share:

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 17-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Në orën 12 e 30 do të bëhen homazhe te pllaka përkujti2more e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në Bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë/

Në orën 13:30 bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

Në orën 14:45 bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.

Si dhe në 16:00 shfaqet dokumentari i 10 shkurtit dhe do të ketë diskutime në kineman ABC në Prishtinë.

Në demonstratën e e 10 shkurtit të vitit 2007, mbetën të vdekur dy aktivistë.

Përvec kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune.

Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës.

Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.

Të ngjashme