Sport
Paul Pogba konfirmon rikthimin e Juventusit përmes një video
Demokracia
13:39 | 08 Korrik 2022

Share:

Paul Pogba pritet në Torino në orët në vijim dhe ka konfirmuar rikthimin e tij në Juventus në Instagram me një mesazh në italisht.

Ylli francez do të kthehet në “Allianz Stadium” si një transferim i lirë nga Manchester United.

Është hera e dytë në karrierën e tij që ylli francez largohet falas nga Old Trafford për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas Sky Sport Italia, ai do të ulet në aeroportin Caselle të Torinos në orën 16:00 me kohën lokale.

Pogba ka konfirmuar rikthimin e tij në klub me një video në Instagram.

Ai është veshur bardh e zi dhe ka përdorur hashtagun #PogAlmostBack.

Ai foli edhe në italisht, duke thënë ‘Ci vediamo presto’ që do të thotë “Shihemi së shpejti”./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

Të ngjashme