Lajme
Pasi parlamenti bullgar miratoi propozimin francez për heqjen e vetos, reagon Rama
Demokracia
14:11 | 24 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov e ka njoftuar për këtë vendim.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, ka shkruar Rama.

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- për Maqedoninë  e Veriut.

Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.

Të ngjashme