Një person nga Xheorxhia ka marrë pagën e tij të fundit në vlerë prej 800 euro, e gjitha e kthyer në qindarka të mbuluara me vaj.
Andreas Flaten tha se ish-punëdhënësi i tij hodhi 91 mijë e 500 qindarka në vlerë prej 915 dollarë – në rrugën e tij, pasi ai la punën e tij si menaxher në një dyqan ku shiteshin pjesë për makina. Monedhat, tha ai, gjithashtu ishin të mbuluara me një substancë vajore. Ai dyshon se mund të jetë vaj për drejtimin e energjisë.
Flaten i tha New York Times se ai beson se veprimi u mor si një ndëshkim pasi ai la punën dhe kërkoi që kompania t’i paguante pagën e tij të fundit.
Miles Walker, pronari i dyqanit i tha CBS46, një stacion televiziv në Atlanta, “Nuk e di nëse e bëra apo jo, nuk e mbaj mend vërtet. … Nuk ka rëndësi. Ai u pagua. Kjo është e gjitha që ka rëndësi.”.
Kjo nuk është ndonjë shkelje ligjore vetëm se Andreas do t’i duhen ditë të tëra për të pastruar qindarkat. /Demorkacia.com/