Lajme
Pasi Kurti përkujtoi Gjingjiqin, Selmanaj thotë se shumë politikanë serbë i bashkon lufta kundër shqiptarëve
Demokracia
17:44 | 13 Mars 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka komentuar përkujtimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ish-kryeministrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq.

Sipas Selmanajt shumë politikanë serbë i përbashkon doktrina kundër kombit shqiptar.

”Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË“, ka shkruar Selmanaj në Facebook.“Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë“.

Postimi i plotë:

Të ngjashme