Lajme
Pasi i dolën notat e dobëta, kërkohet me të madhe në Facebook: “Dimal Basha Notat”
Demokracia
18:34 | 11 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është bërë njëri ndër njerëzit më të kërkuar në Facebook.

Gjatë ditës së sotme deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i janë publikuar notat nga viti i tretë i shkollës së mesme.

Pas publikimit të notave të dobëta, Basha është bërë njëri ndër personat më të kërkuar në rrjetin social Facebook në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Mjafton të hyni në Facebook dhe të kërkoni, do e shihni që “Dimal Basha” dhe “Dimal Basha notar”, janë “most popular now”, apo më të kërkuarit e momentit.

Theksojmë se Basha ka reaguar pas publikimit të notave të dobëta të tij, por në reagimin e tij, ai ka bërë mjaftë gabime drejtshkrimore, duke u munduar të tregojë se është njëri prej deputetëve më të ditur dhe më të zëshëm. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Notat e dobëta në shkollë | Reagim me dhjetëra gabime drejtshkrimore, Dimal Basha thotë se familjarisht janë të shkolluar

Të ngjashme