Lajme
Pasi i dha leje Bërnabiqit të vijë në Kosovë, Kurti menjëherë merr ftesë nga Lugina për vizitë, a do të shkojë?
Demokracia
22:38 | 02 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një vizitë dy ditore te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Këtë ftesë ia bëri, pasi MPJ ia konfirmoi udhëtimin për në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Por, mbetet të shihet se a do të shkojë Kurti për vizitë në Luginë të Preshevës.

Ndryshe, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare.

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë. Kjo përgjigje pozitive nga Kosova vjen pas arritjes së marrëveshjes për punën e letërnjoftimeve.

 

Të ngjashme