Lajme
Pasi e përmendi sërish luftën, Kurti tash thotë se lajmet e rreme çuan në barrikada dhe pengim të lëvizjes së lirë në veri
Demokracia
09:46 | 11 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur deklaratën që dha ndje në mbledhjen e kabinetit, se lajmet e rreme kanë ndikuar që në veri të vendit të vendosen barrikada dhe të pengohet lëvizja e lirë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sërish në një intervistë për Reuter e ka përmendur mundësinë e një lufte me Serbinë për shkak të masës së reciprocitetit për targa dhe dokumente të identifikimit, shkruan Demokracia.com.

Si duket kjo përsëritje e vazhdueshme e tij në lidhje me një konflikt të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që të reagojë sërish kryeministri Kurti, por kësaj radhe duke ndërruar deklarata dhe qëndrim e duke thënë se ishin lajmet e rreme ato që ndikuan më 31 korrik në bllokimin e rrugëve që të shpien për në pikën kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga serbët në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka rikujtuar rreziqet e dezinformimit, veçanërisht në lidhje me vendimet e ekzekutivit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

LEXO EDHE:

“Veterani” Albin Kurti edhe në “Reuters” përmend mundësinë e një lufte të re mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjashme