Lajme
Pas targave e dokumenteve, Escobar e paralajmëron Asociacionin si agjendë të radhës
Demokracia
22:06 | 26 Gusht 2022

Share:

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zbatohet. Ai ka thënë se për zbatimin e Asociacionit është diskutuar edhe gjatë takimit që pati kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Escobar tha se nuk mund të vendosin afate për zbatimin e themelimit të Asociacionit, mirëpo kjo duhet të jetë e radhës në agjendë.

“Ne nuk vendosim afate. Kërkesa e vetme, nëse mund ta quani kështu, është që ajo duhet të jetë e radhës në agjendë”, tha ai.

Sipas tij, Asociacioni duhet të zbatohet.

“Pra, ne do të duhet të flasim për atë komunitet dhe se si do ta zbatojmë atë. Ky është një obligim ekzistues, është nënshkruar në marrëveshje dhe tashmë ajo marrëveshje ka kaluar nëpër procese të ndryshme në Qeverinë e Kosovës dhe është konfirmuar. Në takimin e Sekretarit të Shtetit, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, zoti Blinken tha se duhet të zbatohet, për të cilën jemi pajtuar”, tha Escobar në një intervistë për N1.

Të ngjashme