Lajme
Pas skandalit të vjedhjes së votave, Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
Demokracia
12:32 | 11 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramuash Haradinaj ka folur pas mbledhjes së mbajtur mesditën e së enjtës nga kryesia e AAK-së.

Në ora 11:00, gjatë së enjtes kryesia e AAK-së ka mbajtur një mbledhje lidhur me keqpërdorimin e votave dhe dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla, nga kjo parti, shkruan Dmeokracia.com.

Haradinaj tha se janë të shqetësuar nga keqpërdorimet me vota në zgjedhjet e fundit, e në të cilën ishte e përfshirë edhe ish-anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Sa i përket procesit zgjedhor i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Rezultati është pranuar nga të gjitha partitë. Po ashtu edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste, nga disa komisionarë të pandërgjegjshëm. Kërkojmë nga organet e rendit dhe nga hetuesia që kriminelët e votave të përfundojnë në burg”, ka thënë ai.

Më tej Haradinaj, kërkoi rinumërim të plotë të votave nën praninë e policisë dhe prokurorisë.

“Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave para organeve të hetuesisë në mënyrë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë dhe ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të partive tjera dhe nuk shoh se duhet të dal dikush kundër rinumërimit, vetëm nëse fshehin keqpërdorime nga opinion”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme