Lajme
Pas shefit të Ushtrisë, edhe ministri serb i Mbrojtjes arrin afër kufirit me Kosovën
Demokracia
16:38 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Pasi mbrëmë ka udhëtuar urgjentisht drejt Rashkës shefi i shtabit të Ushtrisë së Serbisë Milan Mojsiloviqit sot i është bashkuar edhe Ministri I Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në Rashkë.  Aty, ata do të vizitojnë njësi të ushtrisë serbe që ndodhen në këtë rajon kufitar me Kosovën.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur sot në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se Vuçeviq dhe Mojsiloviq kanë zhvilluar një takim me oficerët e lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Sipas deklaratës, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë.

Po ashtu se ministri Vuçeviq gjatë ditës së sotme do të vizitojë një pjesë të njësive të Ushtrisë Serbe në terren.

Mbrëmë, ndërkaq, pas një takimi në orët e vona mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministres së Serbisë Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë është dërguar në Rashkë pasi sic ka thënë ka marë detyra të sakta dhe precize. Sipas tij, ushtria serbe duhet të jetë afër kufirit me Kosovën ose “vijës administrative”, siç i thonë ata, në këto kohë komplekse.

LEXONI EDHE:

VIDEO| Kërcënim i hapur nga Serbia, ushtria serbe vendos artilerinë e rëndë afër Jarinjës

 

Të ngjashme