Lajme
Pas rikthimit të bllokut B2, Kurti: Po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak
Demokracia
12:54 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas rikthimit të bllokut B2 të Termocentralit Kosova B ka thënë se tani Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

Kurti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë të shtunën, përcjell Demokracia.com.

“Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.

Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!/Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Pas dështimit 39 ditësh për rregullimin e turbinës, B2 nisi prodhimin pas mesnatës

Të ngjashme