Lajme
Pas reshjeve të shiut, shembet një pjesë e rrugës në fshatin Vllahi të Mitrovicës
Demokracia
14:26 | 17 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë bërë që disa zona të Kosovës të vërshohen. Përveç dëmeve në bujqësi, janë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturë. 

Përveç bllokimit të rrugëve, së fundi është shembur edhe një pjesë e një rruge në fshatin Vllahi, të Mitrovicës.

Telegrafi pas marrjes së informatës ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.

Maxhuni tha se sapo e kanë marrë informatën menjëherë kanë marrë masa preventive duke dërguar një ekip në këtë fshat për të procesuar tutje me rastin.

Ai tregoi se shembja e dheut është e madhe dhe e thellë.

“Kemi marrë informatën që rruga që frekuentohet nga qytetarët në fshatin Vllahi është shembur. Mi kanë dërgu disa fotografi qytetarët dhe menjëherë kemi marrë si masa preventive dhe ndaluese, duke dërguar një ekip, edhe pse shembja ishte bukur e madhe në aspektin e thellësisë…”, ka thënë Maxhuni.

Të ngjashme