Sport
Pas Real Madridit, Arteta lidhet edhe me Paris Saint-Germain
Demokracia
09:51 | 16 Prill 2023

Share:

Arsenali ka vonuar bisedimet për kontratën e re me trajnerin Mikel Arteta dhe Paris Saint-Germain mund ta shfrytëzoj këtë situatë.

Arteta ka pak më shumë se dy vjet në marrëveshjen e tij prej 8.3 milionë funtesh në vit me Arsenalin, të cilën e nënshkroi para fundit të sezonit të kaluar.

Sipas The Sun, trajneri dhe klubi kanë rënë dakord të shtyjnë bisedimet për një kontratë të re deri në verë, në mënyrë që të mos shpërqendrohen lufta e Arsenalit për titullin e Ligën Premier.

Megjithatë, teksa ai ka ringjallur ekipin e Arsenalit, Arteta është lidhur me klube në të gjithë Evropën, ku më i fundit është Paris Saint-Germain.

Me dyshime mbi pozicionin e trajnerit aktual Christophe Galtier, PSG po shikon ish-mesfushorin e tyre Arteta si një zëvendësues të mundshëm.

Arsenali mendohet të jetë i qetë për situatën e kontratës së Artetës, me spanjollin që ka shkruar kushte të reja vetëm majin e kaluar.

Ndryshe, Arteta është lidhur edhe me punën e trajnerit të Real Madridit si pasues i Carlo Ancelottit.

Të ngjashme