Lajme
Pas raportimit të Demokracia.com për punësimin e gruas së frizerit të Albulena Haxhiut, reagon Nol Nushi
Demokracia
16:17 | 07 Shkurt 2023

Share:

Raportimi i Demokracia.com për punësimin e Brikena Kelmendi-Gashit, bashkëshortes së frizerit Armend Gashi, në ministrinë e Albulena Haxhiut, po ngjallë reagime të shumta.

Lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i PSD-së, Nol Nushi, duke e quajtur si “nivel të ri të punësimeve” të VV-së, shkruan Demokracia.com.

“Sa mënon që s’mundesh me u befasu prej kësaj qeverie, veç të del lajmi që Albulena Haxhiu e punëson gruan e frizerit të saj në Ministrinë e Drejtësisë. Pra, para disa ditësh e pamë një foto të Albulenës që na tregonte se i ka rregullu flokët, i bëri reklamë atij biznesi, sot na doli lajmi që e ka punësuar edhe gruan e atij frizeri”, ka deklaruar ai.

Ministria e Albulena Haxhiut e konfirmon punësimin e gruas së frizerit që i “qeth” në Vetëvendosje

Punësimin e bashkëshortes së frizerit në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë prej Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë, nën pretendimin se ajo “ka shprehur interesim”.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, znj. Brikena Kelmendi Gashi, që nga marrja e mandatit, e edhe në Qeverinë Kurti 1, ka shprehur interesimin e saj për tu angazhuar dhe ndihmuar në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e MD-së për Demokracia.com.

Të ngjashme