Lajme
Pas ‘pushimit’ në SHBA, ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë
Demokracia
16:22 | 04 Janar 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje nga SHBA’ja në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Express zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, të pyetur se a do të mund të menaxhohet gjendja me pandeminë nëse ministri i Shëndetësisë qëndron jashtë vendit, nga kjo ministri nuk janë prononcuar.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.

 

Të ngjashme