Diaspora
Pas një përleshje me thika, vdes një kosovar 20-vjeçar në Zvicër
Demokracia
15:31 | 26 Shtator 2021

Share:

Në një mosmarrëveshje në një pikë karburanti në zonën Schäracher,  Kantoni i i Lucernit një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e tij. Të paktën gjashtë persona janë dërguar në kujdesin spitalor, disa janë plagosur rëndë. Policia ka arrestuar disa persona, shkruan Luzernerzeitung.ch.

Të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:15, disa persona sulmuan njëri -tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee, transmeton albinfo.ch. Një 20-vjeçar kosovar ka humbur jetën në konfrontim, pas plagëve që ka marrë, ka njoftuar të dielën policia e Lucernit.

Sipas gjetjeve fillestare, gjatë zënkës janë përdorur objekte të ndryshme. I pyetur nga gazeta, Christian Bertschi, shef për komunikim në policinë e Lucernit, nuk mund të thoshte nëse janë përdorur thikat si armë.

Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë. Sipas policisë, më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës.

Rrjedha e saktë e krimit është e paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17. (zim)

Të ngjashme