Lajme
Pas një jave Serbia lejon diplomatin kosovar të vizitoj Dakajn e paraburgosur
Demokracia
23:11 | 10 Janar 2024

Share:

Tash e 6 ditë prej kur Policia serbe ka arrestuar në Merdar ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, familja e tij ka folur me të vetëm një herë edhe atë 1 minutë.

Prej kur atë ditë ka pasur atë bisedë të shkurtër me bashkëshorten vëllai i tij, Gëzimi thotë se nuk po arrijnë ta kenë as një kontakt të drejtpërdrejt e aq më pak vizitë, për cka dyshimet i kanë se Hasani është duke u keqtrajtuar.  

“Vetëm ditën e parë që ka fol, e shoqja 1 minutë, ma sjemi ni hic, jemi tu shiku, vec po na gënjejnë jo sot jo nesër.. Aty është faji i serbëve nuk, ndodhë që e kan rrahë, e kanë dhunu vllaun atje, psiqikisht dhe fizikisht. Për ata nuk pranojnë se edhe një ambassador i Britanisë ka pasë me shku me taku, po presimn”, ka thënë Gëzim Dakaj- Vëllau i Hasan Dakaj .

Zhgënjimin familja e ka me institucionet, nga të cilët thonë se s’kanë marr asnjë mesazh.

“Shtetit si intereson, askush nuk ka ardhë me na e hapë derën, as kryesi e qytetit, as e qendrës, kush i gjallë, me ardhë me thanë po na vjen keq qysh ndodhi t’paktën”, ka thënë ai.

E reja është se këtë të mërkurë, më në fund është lejuar që ta vizitojë Jetish Jashari diplomati nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

“Jam në kontakt direkt me ambasaodrin e angazhuar në zyrën ndërlidhëse në Beograd Jetish Jashari, ic ili sot më ka njoftuar se i është lejuar vizita te Hasan Dakaj, në qendrën e Paraburgimit dhe më ka njoftuar se e ka vizituar. Ai para se të dërgohen në qendrën e paraburgimit ka thënë se pso më lënë gjë pa më bërë, ko i bie se është keqtrajtuar”, ka deklaruar Xhevdet Smakiqi, avokat i familjes Dakaj.

MPJD tregon detajet e takimit, teksa thonë se Dakaj nuk është keqtrajtuar fizikisht.

“Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51″, thuhet në reagimin e MPJD-së.

E veprimin e ndërkombëtarëve në këtë rast e ka kërkuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Këtu thërras partnerët ndërkombëtarë duhet të bëjnë shumë më shumë presion ndaj Serbisë dhe të mos injorojnë veprimet e tilla që Serbia po i bënë në vazhdimësi”, ka thënë Haxhiu.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia arreston dhe ndalon qytetarët e Republikës së Kosovës, me theks të veçante kur të njëjtit kanë pasur veprimtari në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme