ShowBiz
Pas ndarjes nga Pique, Shakira shfaqet e lumtur në shoqërinë e mashkullit misterioz
Demokracia
13:25 | 01 Korrik 2022

Share:

Shakira po shijon pushimet në Spanjë me një mik të saj dhe djalin, Milan pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique pas 11 vitesh.

Këngëtarja duket e lumtur në krah të shokut të saj teksa bëjnë sërf së bashku. 45-vjeçarja kolumbiane u fotografua e buzëqeshur në plazh, veshur me një kostum të zi dhe të kuq, me flokët e saj të gjata të lagura nga deti.

Shakira shihet e shtrirë në dërrasën e sërfit teksa bisedon me një mashkull, ende i paidentifikuar. Pamjet vijnë pasi artistja me famë botërore dhe futbollisti 35-vjeçar i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Ish-çifti, prindër të djemve Milan, 9-vjeç dhe Sasha, 7-vjeç, publikuan një deklaratë të përbashkët ku thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”. /Demokracia.com

Të ngjashme