ShowBiz
Pas mbarimit të Big Brother VIP, Arbana Osmani nis pushimet në ishujt Maldive
Demokracia
09:12 | 01 Mars 2022

Share:

Pas angazhimeve disa mujore me Big Brother VIP, prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, po shijon disa ditë pushimesh.

Ajo ka nisur zgjedhur një destinacion luksoz, ishujt Maldive, për pushimet e radhës me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Pushimet e moderatores vijnë pak ditë pas atyre me stafin e BB VIP në Paris, Francë.

Në natën finale të spektaklit, ajo bëri me dije se është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Ndonëse, 38-vjeçarja akoma nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës, nëse është në pritje të një djali apo vajze.

Arbana ndërkohë është nënë e dy djemve, njërin prej të cilëve e ndan me ish-bashkëshortin Ardit Kero.

Sa i përket formatit të suksesshëm televiziv, Big Brother VIP 2 pritet të nisë në fund të dhjetorit të vitit 2022.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të ngjashme