Lajme
Pas KTV-së dhe RTV21, AKP-ja i jep afër 12 mijë euro për promovim edhe në media lokale e rajonale
Demokracia
22:43 | 23 Maj 2022

Share:

Pak javë pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) u dha tender prej 20 mijë eurove dy televizioneve nacionale të Kosovës për emetimin e reklamave dhe shpalljeve, tashmë ky institucion ka nënshkruar kontratë edhe me një kompani private për promovim në radio e televizione lokale.

Demokracia.com javë më parë raportoi se televizionet nacionale KTV dhe RTV 21 ishin përzgjedhur përfituese të një tenderi në vlerë prej 20 mijë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për t’i transmetuar shpalljet dhe reklamat e kësaj agjencie.

Ndërsa, sot në tenderin e publikuar në prokurimin publik shihet se AKP-ja ka nënshkruar kontratë me kompaninë N.SH. “2B” për promovim të agjencisë në radio televizione lokale dhe rajonale, raporton Demokracia.com.

Koncersiumi N.SH “2B” do të përfitojë plotë 11 mijë e 800 euro nga kjo kontratë.

Sipas dosjes së tenderit, kontrata është valide për 12 muaj. /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

DOKUMENTE| AKP-ja u jep tender 20 mijë euro dy televizioneve, njëri i afërt me pushtetin

 

 

Të ngjashme