Lajme
Pas kritikave për blerjen e dronëve “Bayraktar”, aktivizohet VV-ja, Bajqinovci tenton të ironizojë
Demokracia
23:22 | 16 Korrik 2023

Share:

Blerja e dronëve nga kompania turke “Bayraktar” është mbështetur dhe kritikuar si vendim nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, kundërshtimin e blerjes së tyre duket se nuk po e duron partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Për kritikët, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar duke thënë se do t’i marrë konsideratë ankesat kompania “Bayraktar”.

“Kompania prodhuese “Bayraktar” kish thënë vendosmini me një email krejt vërejtjet që sot i patet për dronat tanë, pas destruktimit që atyre i bënë gjithologët”, ka shkruar ai.

“Urime Kosovë dronat “Bayraktar””, përfundon postimi i tij.

Përgjatë së dielës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për blerjen e këtyre dronëve të tipit TB-2.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme