Lifestyle
Pas kombinimit Cola-Jack Daniel, Vodka futet edhe në salcën e makaronave
Demokracia
14:34 | 14 Prill 2023

Share:

U duk se kombinim i çuditshëm ishte Coca-Cola me Jack Daniels, por jo. Në fund të fundit ky kombinim vë në një kanaçe një koktej.

Vodka në salcën e makaronave Heinz, duke se është vërtet risi (derisa të shpiket diçka tjetër).

Duke u bashkuar me Absolut Vodka, dyshja e ushqimit dhe pijeve kanë dalë me një salcë të përsosur për t’u ngrënë me makarona për pjatën e famshme frymëzuar nga TikTok me penne alla vodka.

Frymëzuar nga recetat e mediave sociale që u bënë virale, salca pikante do të jetë e disponueshme nga 12 Prilli.

Fatkeqësisht, është vetëm një prodhim i limituar Heinz x Absolut.

Dhe mos u shqetësoni, nuk do të deheni me makarona.

Gjatë procesit të gatimit, pjesa më e madhe e alkoolit nga vodka zvogëlohet.

Vodka ndihmon në intensifikimin e salcës së pasur dhe kremoze të domates, borzilokut dhe djathit.

Salca duhet vetëm të ngrohet.

Të ngjashme