Sport
Pas katër vitesh burg për vrasje, lirohet me kush futbollisti argjentinas
Demokracia
15:19 | 02 Nëntor 2022

Share:

Argentinos Juniors vendosi të rihapë dyert për Luciano Cabral, i cili u lirua me kusht, pasi kaloi më shumë se katër vjet në burg për vrasje. Klubi e mirëpriti atë në rrjetet e tij sociale teksa ka shkruar: “Dita e parë në shtëpi!”, ndërsa futbollisti ka nisur stërvitjen në mënyrë private në qendrën e futbollit profesional “Sergio Daniel Batista”, ku do të qëndrojë.

Luciano Cabral u dënua në qershor 2018 me nëntë vjet burg, si bashkëautor në vrasjen e Joan Villegas, në orët e para të Vitit të Ri 2017. Babai i tij, José Cabral, pranoi se ai ishte autori i krimit dhe u dënua me 16 vjet burg. Pas një shqyrtimi të çështjes nga gjykata, futbollisti u lirua me kusht, ndërkohë që drejtuesit e klubit Argentinos Juniors e kanë pritur lojtarin, i cili në të ardhmen mund të rikthehet në fushën e gjelbërt.

27-vjeçari ishte i burgosur në burgun La Colonia në Mendoza, një institucion “gjysmë i mbyllur” dhe gjatë qëndrimit atje ai merrej me bujqësi dhe me atë që paguhej, ndihmonte financiarisht familjen. Përveç kësaj, ai stërvitej rregullisht, gjë që i lejoi atij një zhvillim të favorshëm të shëndetit të tij për të rifilluar praktikën në institucionin e futbollit.

Të ngjashme