Sport
I bënë të gjitha përgatitjet – por Arsenalit i shkuan dëm duke menduar se do ta fitonin trofeun e Ligës Premier
Demokracia
18:21 | 20 Maj 2024

Share:

Arsenali mposhti Evertonin 2–1 në shtëpi të dielën, por ende nuk ishte e mjaftueshme për të fituar Ligën Premier për edicionin 2023/24.

Manchester City siguroi titullin e katërt radhazi pasi mposhti West Hamin 3–1, duke përfunduar dy pikë mbi Topçinjtë.

Me të dyja skuadrat që po shkonin në xhiron e fundit të sezonit me një mundësi për të fituar trofeun, festimet ishin planifikuar në Emirates dhe Etihad.

Dhe një foto e një harku të vetëm festimi me logot e Arsenalit në të është parë në mediat sociale – edhe pse fatkeqësisht, Topçinjtë përfunduan duke mos e përdorur atë.

Duket se të gjitha ato shpenzime u kanë shkuar dëm skuadrën londineze, ata do të shpresojnë që ta festojnë titullin e parë në elitën e futbolli anglez pas më shumë se 20 vitesh.Arsenali për herë të dytë radhazi është duke u shpallur nënkampion, duke shkuar fyt për fyt me Manchester Cityn që nuk di të ndalur në katër vitet e fundit, pasi i kanë fituar të gjithë – për të vendosur kështu rekord, pasi asnjë ekip nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë në Ligën Premier.

Të ngjashme