Sport
Pas golit ndaj Manchester Cityt, Benzema vendos rekord të ri në karrierë
Demokracia
22:01 | 26 Prill 2022

Share:

Karim Benzema po kalon një nga edicionet më të mira në karrierën e tij si futbollist.

Sulmuesi i Real Madridit me golin e realizuar në pjesën e parë kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ka arritur në shifrën e 40 golave këtë edicion.

Kjo është shifra e parë e golave të sulmuesit francez për brenda një edicioni në karrierën e tij në të gjitha garat, shkruan Demokracia.com.

Benzema realizoi gol të bukur në minutën e 33-të në takimin që po zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Pjesa e parë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në mes Manchester Cityt dhe Real Madridit është mbyllur me rezultat 2:1 në favor të nikoqirëve./Demokracia.com/

Të ngjashme