Sport
Pas festës së madhe në Sassuolo, “kërcitën” edhe grushtet mes tifozëve të Milanit
Demokracia
15:48 | 23 Maj 2022

Share:

Tifozët e Milanit festuan gjatë triumfin pas 11 vjetësh në Serie A duke u shpallur kampion të Italisë.

Milani fitoi 0:3 në udhëtim te Sassuolo, në ndeshjen ku i mjaftoi edhe barazimi për të “kurorëzuar” edicionin me titullin kampion, shkruan Demokracia.com.

Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë të Milanit që ishin të pranishëm në stadium vërshuan në fushën e blertë për të festuar me lojtarët e tyre.

Megjithatë, ndër ta kishte edhe që “qëruan hesapet” mesvete në fushë.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa persona, tifozë të Milanit, teksa grushtonin disa të tjerë të pajisur me rekuizita të klubit “Rossoner”.

Mëposhtë mund t’i shihni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme