Sport
Pas Dybalas, edhe një tjetër futbollist kyç do të largohet nga Juventusi
Demokracia
16:13 | 22 Mars 2022

Share:

Juventusi po përgatitet të largojë disa futbollistë në afatin kalimtar të verës, njoftojnë mediat italiane.

Pas Paulo Dybalas që do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, edhe një futbollist tjetër pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton “calciomercato”, Federico Bernardeschin nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe është në listë të largimeve.

Futbollistit italian i është ofruar kontratë për tri vjet me pagë vjetore prej tre milionë eurosh, derisa paga e tij aktuale në klub është 4.2 milionë euro.

Bernadeschi është pjesë e “Bianconerëve” që nga vitit 2017 kur u transferua nga Fiorentina për 40 milionë euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme