Sport
Pas disa përforcimeve tash vijnë largimet nga FC Ferizaj
Demokracia
15:35 | 03 Qershor 2022

Share:

Skuadra e Ferizajt e cila në edicionin e ri do të bëjë gara në elitë e futbollit kosovar, ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me katër futbollistë.

Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj nuk do të jenë pjesë e Ferizajt pasi nuk gjetën gjuhen e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë publik vet skuadra e Ferizajt.

Lojtaret e skuadrës tonë Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj nuk do i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e klubit FC Ferizaj.

Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Klubi i falënderon për kontributin e dhënë, duke ju dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Ju priftë e mbara dhe suksese!”, ka shkruar FC Ferizaj në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme