Lajme
Pas dënimit të Calit, Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?
Demokracia
20:55 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë.

Lushtaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte. Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani”, ka shkruar ai,

Ai madje shtroi pyetjen se “Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”.

“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare? Shprehu znj. Osmani?!”, përfundoi Lushtaku.

Postimi i plotë:

 

Të ngjashme