ShowBiz
Pas deklaratës që bëri ndaj Kiarës, sqarohet Arbër Hajdari
Demokracia
18:14 | 06 Prill 2023

Share:

Opinionisti i “Big Brother Vip Albania”, Arbër Hajdari përmes rrjeteve sociale është sqaruar për të gjithë ndjekësit pas deklaratave që ai bëri të martën në lidhje me Kiarën dhe Efin dhe reagimeve të shumta që janë shkaktuar në rrjetet sociale kundër vajzave.

Arbri ka reaguar me një postim në Instagram, duke sqaruar se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.
Kjo pasi në rrjet ka nisur dhe një herë ‘fushata’ kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës.

“Ça janë këto fallco mo”, pas pajtimit të Kiarës dhe Efit, ish-banorja bën veprimin e papritur dhe nuk kursehet me komentin epik

Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë sepktaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.

“…dhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normale me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve”.

Deklaratat e tij Abrëri Hajdari i quan batuta.

“Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët ka ndodhur sepse ky është një show” dhe fton që të gjithë ta marrin me sportivitet këtë lojë.

Të ngjashme