ShowBiz
Pas daljes nga Big Brother Kosova, Lugati rikthehet me këngë të re
Demokracia
21:20 | 31 Janar 2023

Share:

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, këngëtari kontrovers Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.

I titulluar “Wow”, kënga më e re e Lugatit do të lancohet këtë të premte, ndërsa paraqitja e artistit siç vihet re edhe në fotografinë paralajmëruese duket të jetë si përherë unike.|

“Projekti për të cilin kam punuar më shumë se një vit, që falë jush është bërë viral në gjithë rrjetet sociale, më në fund vjen të premten në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar Lugati në një postim në Instagram.

Kjo do të jetë kënga e parë e Lugatit që pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh” nga ku u largua për shkak të problemeve shëndetësore.

Të ngjashme