ShowBiz
Pas daljes nga ‘BBVA’, Romeo publikon foton e parë me Heidin
Demokracia
12:17 | 27 Maj 2024

Share:

Romeo Veshaj, një banor tejet i komentuar dhe finalist i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ka publikuar një imazh me Heidin pas përfundimit të spektaklit. Ai këtë fotografi e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, derisa dyshja pozonin para pasqyrës.

Çifti prekën finalen e madhe të spektaklit që u mbajt të shtunën, megjithatë nuk arritën që të rrëmbejnë çmimin kryesor, duke qenë se fituese u shpall Egla.

Megjithatë, reagimi i tyre në rrjetet sociale pas përfundimit të formatit, u jep fund spekulimeve të shumta që dyshja mund ta kenë pasur lidhjen vetëm për lojë.

Për këtë kishte spekulime dhe aludime të shumta, por siç duket Romeo u dha fund këtyre thashethemeve me fotografinë e fundit në rrjet.

Të ngjashme