Lajme
Partneri i Vetëvendosjes në Kamenicë ankohet në Albin Kurtin, pakënaqësi rreth bordeve
Demokracia
16:23 | 06 Prill 2022

Share:

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, komunë që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, është ankuar në kryeministrin Albin Kurti.

Jakupi është ankuar se Qeveria nuk e ka emëruar asnjë anëtarë nga Kamenica në Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, shkruan Demokracia.com.

“Vendimi i qeverisë injoron Kamenicën. Qeveria e Kosovës ka marrë Vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në kompaninë KRU Hidromorava, ku prapë nuk përfshihet Kamenica. Rregullorja NR.02/2013 , specifikon saktë përfaqësimin e komunave në Borde të Drejtorëve për ndërmarrjet rajonale të ujit”, ka thënë Jakupi.

Kamenica qeveriset nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje dhe AAK janë në koalicion në këtë komunë. / Demokracia.com/ 

Të ngjashme