Lajme
Partia me dy kryetarë e heshtur, e pafuqishme për t’i komentuar edhe sondazhet e porositura ku nuk marrin as 1%
Demokracia
15:48 | 07 Prill 2024

Share:

Gjatë kësaj jave u publikua një sondazh jokredibil që dukej sikur të ishte i porositur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. 

Sipas këtij sondazhi, me disa vizatime në formë grafikoni, Vetëvendosje dilte e para me 49%, shkruan Demokracia.com. Ndërkohë, që sondazhet e tjera e qesin ndërmjet 35-37 %.

LEXO MË SHUMË: 

Opozita gati për zgjedhje, Vetëvendosje shmanget duke u fshehur pas sondazheve jokredibile

As në këtë sondazh jokredibil, por të favorshëm për pushtetin, partia “Guxo” nuk e arriti 1%.

Ish-partia e presidentes Osmani, “Guxo” pati veç 0.6%, shkruan Demokracia.com.

Nuk është hera e parë që pushteti krijon “spina” në opinionin publik me sondazhe.

Në fund të vitit të kaluar, një sondazh përsëri jokredibil nga kompania e njëjtë e kishte nxjerrë partinë “Guxo” veç 0.8%.

Ndërsa, në një sondazh të PIPOS, partia e krijuar nga presidentja Osmani, kishte marrë veç 0.4%.

 

GUXO E HESHTUR, NUK I KOMENTON SONDAZHET 

Partia “Guxo” nuk po i komenton sondazhet e porositura të VV-së, edhe pse po i qesin keq e më keq.

Hera e fundit kur “Guxo” kishte folur për parashikime të rezultateve ishte në dhjetor të vitit që shkoi.

Njëri prej kryetarëve të këtij subjekti, Faton Peci, kishte dhënë fjalë të mëdha, duke thënë se partia e tij është e dyta.

“Sipas matjeve, partia e dytë pas VV-së është partia e të papërcaktuarve”, tha Peci.

Ai pretendonte që preferenca e parë është VV-ja, por pas saj sipas matjeve, respodentët e pyetur se pas VV-së kënd e preferoni, shumica prej tyre kishin zgjedhur Partinë Guxo. /Demokracia.com/

Të ngjashme