Lajme
Partia e Kurtit ia beson postin e Sekretarit Organizativ të VV-së, milionerit Alim Rama
Demokracia
18:29 | 23 Tetor 2022

Share:

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e katërt e cila do ta drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

LVV-ja ia ka besuar postin e Sekretarit Organizativ, milionerit Alim Rama.

Rama ka deklaruar në AKK pasuri marramendëse, shkruan Demorkacia.com.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka shtëpi në Prishtinë me vlerë 250 mijë euro si pasuri e përbashkët.

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ ka deklaruar në AKK se posedon certifikatë aksionesh nga Banka (UNFCU) në vlerë 200 mijë dollarë amerikan nga kursimet.

DOKUMENT| Alim Rama, milioneri që mbron votën e Vetëvendosjes në KQZ

Këta janë të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

Mrika Limani Myrtaj

Arbërie Nagavci

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Albin Kurti, Kryetar i LV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së.

Të ngjashme