Lajme
Parlamenti Evropian miraton direktivën që mbron gazetarët kundër padive SLAPP: Kusari jep detaje
Demokracia
12:43 | 27 Shkurt 2024

Share:

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se Parlamenti Evropian e ka miratuar direktivën që mbron gazetarët kundër padive SLAPP.

Ajo ka shkruar se kjo është një arritje historike.

Postimi:

U votuaaaaa

Arritje historike për mbrojtjen e gazetarëve

Parlamenti i Europës sapo miratoi Direktivën e Bashkimit Europian kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).

Gazetarët, mediat dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësitë e këqinjë me qëllim të frikësimit dhe dekurajimit të tyre.

Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Europian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë.

Të ngjashme