Lajme
Parkingje edhe për banorët jorezident | Si ndodhi përplasja në Lakrishtë mes banorëve dhe ‘Prishtina Parking’
Demokracia
11:22 | 16 Mars 2022

Share:

Qytetarët e lagjes Lakrishtë në Prishtinë janë përplasur sot më përfaqësuese të ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Krejt këto mosmarrëveshje kanë ardhur për shkak të bllokimit të veturave nga ana e kësaj ndërmarrje, raporton Demokracia.com.

Qytetarët janë ankuar se u janë bllokuar veturat nga “Prishtina Parking” edhe pse kanë paguar.

Një qytetar ka thënë për Demokracia.com se ka paguar 87 euro për parking, megjithatë ka marrë gjobë nga kjo ndërmarrje.

Sipas rregullores të “Prishtina Parking” qytetarët paguajnë 87 euro në vit për një veturë, ndërsa 150 euro për dy vetura.

Ndërsa me rregulloren e re, çmimi pritet të jetë 50 euro për një vit.

Demokraci.om po ashtu mëson se “Prishtina Parking” pritet që të  lejoj edhe banorët jorezident (që nuk janë banorë të Prishtinës) që të parkojnë në atë parking, ku çmimi për ta do të jetë 100 euro për një vit.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek banoret. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme